Maxhoranca nuk heq dorë nga shkarkimi i Metës

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Maxhoranca nuk heq dorë nga komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta edhe pse Komisioni i Venecias në opinionin përfundimtar të saj nënvizoi se presidenti mund të kishte vepruar përtej kompetencave kushtetuese por nuk ishin kushtet për shkarkimin e tij.

Në një deklaratë për median, Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se ky komision do të vazhdojë punën e caktuar nga kuvendi.

Taulant Balla: “Çdo shkelje me paramendim e Kushtetutës është natyrshëm shkelje e rëndë pavarësisht personit që e kryen qoftë dhe presidenti i Republikës. Pas marrjes së opinionit përfundimtar komisioni hetimor duhet të vijojë punën e nisur dhe të caktuar nga kuvendi”

Megjithatë do të jetë Gjykata Kushtetuese e cila do të vendosë vulën.

“Kuvendi është një prej hallkave të procesit, Gjykata Kushtetuese është ajo që thotë vendimin përfundimtar. Opinioni ka konkluduar se kemi të bëjmë me një shkelje të kushtetutës dhe kuvendi jemi në fazën të vlerësojmë nëse shkelja është e rëndë, dhe çertifikimin e thotë vetëm Gjykata Kushtetuese

Komisioni i Venecias miratoi më 11 tetor opinionin përfundimtar lidhur me vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anulluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve. Në opinionin e tij Komisioni, theksonte se ekspertët e tij janë të mendimit se ndonëse Presidenti mund të kishte vepruar përtej kompetencave kushtetuese, veprimet e tij mund të mos justifikonte shkarkimin nga detyra.

Zjarr Tv Ad