May: 95% e marrëveshjes së Brexit është arritur

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Theresa May është shprehur se do të “shqyrtojë çdo mundësi të mundshme” për të zhbllokuar bisedimet e Brexit. Kryeminsitrja britanike u tha deputetëve se 95% e kushteve për daljen nga BE janë pranuar, por kufiri irlandez mbetet një pikë kyçe përplasjeje. Ndërsa Bashkimi Europian dhe Britania janë të gatshme të marrin në konsideratë zgjatjen e periudhës së tranzicionit përtej vitit 2020. May u shpreh se gjithçka duhej të përmbyllej shumë më përpara majit të vitit 2022. Koordinatori i Brexit në Parlamentin Europian, tha se marrëveshja e tërheqjes ishte 90% e plotë, dhe jo shifra prej 95% e dhënë nga May. Kufiri irlandez mbetet një pengesë e madhe, tha ai në një komitet në Strasburg.

Zjarr Tv Ad