May i bashkohet samitit të BE

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Theresa May do i bashkohet  samitit të BE pasi i mbijetoi votimit të mosbesimit të mërkurës. Kryeministrja britanike do i kërkojë anëtarëve të Unionit garanci ligjore dhe politike mbi kufirin irlandez, në përpjekje për të fituar votën e deputetëve që kundërshtojnë marrëveshjen e saj të Brexit.

May u përball të mërkurën (12 dhjetor) me një votim mosbesimi për shkak të zemërimit të konservatorëve mbi marrëveshjen që ka negociuar me Brukselin. Ajo fitoi 200 vota ndërsa 117 të tjerë ishin për heqjen e saj si lidere e Partisë Konservatore. Megjithatë, ende përballet me një sfidë të madhe për miratimin e marrëveshjes së Brexit në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, miratimi formal i të cilit është i nevojshëm për të hyrë në fuqi.

Zjarr Tv Ad