Mazhoranca kapet sërish “gafil” nga Meta, tërheq ligjin antikushtetues “Për kadastrën”

0
75

Komisioni parlamentar i Çështjeve Ligjore miratoi sot dekretin e Presidentit Meta “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 ‘Për kadastrën’”, duke pranuar në këtë mënyrë të gjitha arsyet ligjore dhe kushtetuese të Kreut të Shtetit.

Tani i ngelet seancës plenare të vendosë përfundimisht se deri në çfarë thellësie dhe cilësie do të shkojë përmirësimi i kësaj iniciative të re ligjore, të konstatuar si antikushtetuese nga Meta.

Pranimi i dekretit do të thotë rrëzim i ligjit, ndaj dhe referuar Kushtetutës dhe praktikës të ndjekur me ligjin “Për Teatrin Kombëtar”, tek Presidenti duhet dërguar sërish për dekretim ligji i ri që Kuvendi do të miratojë.

Meta do të ketë mundësi sërish të shprehet me dekret mbi këtë ligj të ri, duke verifikuar kështu në mënyrë të hollësishme, nëse janë ndrequr të gjitha gabimet dhe shkeljet Kushtetuese të konstatuara prej tij në ligjin “Për kadastrën” të kthyer për rishqyrtim.

Kjo është e disata herë që mazhoranca e kapur “gafil” nga Kreu i Shtetit detyrohet të tërheqë mbrapsht një nisëm antiligjore dhe antikushtetuese duke pranuar ta rishikojë atë, sikundër ndodhi me ligjin “Për Teatrin Kombëtar”, çështjen e “Unazës së Re”, etj