Vijon protesta nga banorët e lagjes “5 maji” dhe “Njësisë 4” kundër shembjes së shtëpive në kuadër të projektit të rindërtimit nga Bashkia e Tiranës.
Edhe pse protestuan para Kuvendit dhe u takuan me kryeministrin Edi Rama për të marrë atë që u takon me ligj, banorët thonë se ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për të marrë një zgjidhje.
“Reagim zyrtar nuk ka pasur nga asnjë institucion. Reagimi ka ardhur vetëm nga shoqëria civile që nuk preken nga këto interesa, na kanë dërguar mesazhe solidariteti. Më datë 22 janë rreth 12 familje të tjera që do të nxirren me dhunë. Janë mbi 5-6 veta për familje që duan t’i nxjerrin në rrugë të madhe. Sot mendoj që ura e Paskuqanit do të jetë një tjetër zë i rëndësishëm. Nëse nënë Lizës i ka thënë do t’i bëjë shtëpinë të na thotë ku do t’ia bëjë shtëpinë por nuk i kanë dhënë asnjë letër.
Mazniku nuk e vret mendjen mjafton të ketë një biftek në Dubai, 1 mijë euro pjata. Nëna Liza nuk është nga asgjë nga taksat e shqiptarëve , por kërkon aq sa i takon. Përse nuk ja japin me shkrim kaq metra është shtëpia deri tek ndërtimet e reja. Këta nuk kanë nxjerre leje as për pallatet që kanë filluar të ndërtohen. Këtu nuk ka konflikt me pronarët të tokës, por është derdhur mund dhe djersë për të ndërtuar shtëpitë këtu. Mazniku na ka mashtruar”, u shpreh një banor i zonës./FAXNEWS