Mazniku shpjegon çfarë po ndodh te “5 Maji”: Lagjja e re do ndërtohet në 60% tokë shteti, familjet pa dokumente pronësie …

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku shpjegon se çfarë po ndodh te lagja “5 Maji” në Tiranë, ku së fundmi forcat e rendit dhe ato të bashkisë janë përplasur me një grup banorësh që refuzojnë shembjen e ndërtesave të tyre.

Mazniku tha se Bashkia e Tiranës do të ndërtojë një lagje të re në një sipërfaqe prej 160 mijë metra katrorë, ku rreth 60% janë në pronësi të shtetit.

Sipas Maznikut, familjet që refuzojnë të largohen kanë mangësi në dokumente, ndërsa rreth 51 prej tyre nuk disponojnë asnjë dokument pronësie.

Mazniku tha se familjet do të marrin të njëjtën sipërfaqe që disponojnë sot por në një lagje të re, me infrastukturë moderne dhe me dokumente të rregullta hipotekore.

“Bëhet fjalë për ndërtim publik, duke i marrë tokën edhe pronarit, duke bërë shpronësim me shkëmbim. Mekanizmi funksionon njësoj si shpronësimi me financë. Lagjen po e ndërton bashkia me shtetin shqiptar. Personat e larguar kanë marrë kontratë shkëmbimi.

Ata që kanë refuzuar të largohen, do të lëvizin një moment të caktur. Ka forcë ligji. Ata që kanë shtëpi pa leje marrin metër për metër sipërfaqen që kanë sot.”

Zjarr Tv Ad