Dy banore të lagjes 5 maji, që po protestojnë për shembjen e banesave, Nënë Liza dhe Loreta Nikolli, kanë qenë të ftuara në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Ato deklaruan se nuk firmosin marrëveshje me Bashkinë, pa e marrë shtëpinë në vendin ku e kishin dhe treguan prapaskenat e përplasjeve me autoritetet.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Cfarë ju ka ofruar Bashkia e Tiranës dhe për cfarë nuk keni rënë dakord ju?
Loreta Nikolli: Ishte një marrëveshje paraprake premtimi, që në të ardhmen premtohej që do të merreshin metra. Ishte pa datë. Me Maznikun kam patur përplasje shumë të fortë. Ai u nxeh shumë keq kur i thashë je mashtrues. Këto janë fjalët ekzakte. Thotë në të ardhmen ju premtoj që do t’ju japë metrat që keni!
Arjan Curri: Pra interesi i shtetit është t’i shtyjë këto banorë të firmosin, ndaj një këshilë, mos firmosni pa avokat. Mos firmosni, prisni disa vite. Zgjasin ca, por merret shpërblimi i drejtë nga gjykata.
Ylli Rakipi: Me kryetarin e Bshkisë je takuar?
Nënë Liza: Jo ai nuk pranon të na takojë.
Loreta Nikolli: Mazniku është super mashtrues, mirë që nuk na goditi ai kur i thashë mashtrues. Më drejtoi gishtin, i thashë ul duart!