Mbahen zgjedhjet e katërta në Spanjë në 4 vite

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spanjollët u rikthyen sot në votime për të zgjedhjet e katërta të përgjithshme në vend në 4 vite.

Pas zgjedhje të fundit në prill, Partia Socialiste në pushtet (PSOE) fitoi shumicën e votave, por nuk ishte në gjendje të krijonte një koalicion.

Spanja nuk ka një qeveri të qëndrueshme që nga viti 2015.

Votimet vijnë mes trazirave në Katalonia dhe ngritjen e partisë së ekstremit të djathtë Vox.

Pas zgjedhjeve në prill, kryeministri Pedro Sanchez hyri në bisedime për koalicion me partinë e majtë Podemos, por nuk arritën të një marrëveshje duke bërë humbisnin afatin e shtatorit për të formuar qeveri të re.

“Ekzistojnë vetëm dy mundësi: ose të votoni socialistët në mënyrë që ne të kemi një qeveri, ose të votojmë për ndonjë palë tjetër duke bllokuar Spanjën në krijimin e një qeverie të re,”-tha Sánchez në tubimin përmbyllës të premten.

Ai është në avantazh për pozicionin aktual  të udhëheqësit të përkohshëm, pavarësisht se kurrë nuk ka fituar shumicën parlamentare.

Por sondazhet e fundit tregojnë se asnjë nga partitë nuk fiton shumicën.

Zjarr Tv Ad