Mbahet konferenca e sigurisë në Tiranë/ Fatmir Mediu: Temë kryesore riformatimi i Gjeopolitikës! Ja problemet në Ballkan

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Tiranë që kishte si temë kryesore sfidat e sigurisë dhe riformatimin e gjeopolitikës. Mediu shkruan në rrjetet sociale se në këtë konferencë u fol për agresionin rus dhe ndikimin e tij në Ballkan.

Statusi i Fatmir Mediut

Konferenca e Sigurisë në Tiranë me mikun e vecantë Gjeneralin Jim Jones mbeshtetur nga parlamenti, IPAC Albania dhe SESC: Tema ishte:”Sfidat e sigurisë dhe riformatimi i Gjeopolitikës”.

Fjala kryesore ishte nga Gjenerali Jim Jones ish Komandant Supreme i NATOs dhe Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Obama. Agresioni Rus dhe ndikimet në Ballkan.

-Problemet në Ballkan: Serbia dhe mardhëniet e saj me Rusinë dhe Kinën; -Sitiata në BiH: Malin e Zi: frenimi i dialogut me Kosovën; penetrimi Rus dhe Kinez në rajon; Zhvillimi teknologjik dhe implementimi i 5G dhe siguria e tij si element parësor; -niciativa e 3 deteve si një iniciativë thelbësore për Europën dhe Ballkanin me rëndësi të vecantë politike ekonomile dhe gjestrategjike; -Domosdoshmëria e përfshirrjes së vemdeve të Ballkanit në këtë iniciativë e cila krijon potencial të jashtëzakonshëm në zhvillimin e infrastrukturës, teknologjisë dhe pavarësisë energjitike. Këto ishin temat që u diskutuan dhe debatuan në këtë takim;

Përshëndeti takimin kryetarja e parlamentit znj Lindita Nikolla: diskutime nga përfaqësuesi i PD Alfred Rushaj, deputeti PS Damjan Gjiknuri dhe drejtimi nga znj Mimi Kodheli dhe Fatmir Mediu bashkëkryetar të IPAC Albania. Në takim morën pjesë deputetë nga rajoni dhe Shqipëria, të cilët adresuan pyetje dhe komente të ndryshme.

Zjarr Tv Ad