Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen orthodhokse të Tiranës

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Besimtarët orthodhoksë janë lutur për më shumë paqe, shëndet dhe dashuri mëngjesin e sotëm në të gjithë botën si dhe në vendin tonë.

Në Tiranë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” ka nisur mesha e Krishtlindjes, për të festuar këtë ditë që shënon lindjen e Jezusit të Nazaretit, mësimet e të cilit frymëzuan miliona njerëz në mbarë botën dhe u bënë themel për besimin e krishterë.

Mesha në Tiranë është mbajtur nga kryepeshkopi Anastas, me pjesëmarrjen e qindra besimtarëve.

Newsbomb.al uron të gjithë besimtarët e krishterë gëzuar Krishtlindjen!

Zjarr Tv Ad