Mbahet në Vlorë gara e veçantë me varka me vela, kryebashkiaku Leli: Dy ditët më të bukura në qytetin tone

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në gjirin e Vlorës është mbajtur për të 11-in vit radhazi gara e veçantë me varka me vela, që synon të jetë një përqafim midis dy brigjeve të Adriatikut që i lidhin kaq shumë histori ndërmjet tyre.

Kryebashkiaku Dritan Leli ka postuar disa foto, ku tregon se gara e Gjirit të Vlorës tashmë është bërë pjesë e Regatës të varkave me Vela Brindizi-Vlorë, falë ndërhyrjes dhe mbështetjes së bashkisë, ndërsa shton se janë ndarë edhe çmime për këtë aktivitet.

“Në krye të dy prej ditëve më të bukura të detit të Vlorës, edhe pse me shi, që priti varkat me vela nga Brindisi e bashkë me to edhe qindra turistë të apasionuar pas kësaj gare, ndamë çmimet për të gjithë ata që lundruan bashkë me erën. Mirë ardhshi sërish në Vlorë, me këtë traditë që mbushi 11 vjeç këtë korrik!”, shkruan Leli.

Zjarr Tv Ad