Mbanin armë në shtëpi dhe ushtronin dhunë, 2 në pranga

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka goditur dy raste për armëmbajtje pa leje, ndërsa ka vënë në pranga poseduesit e tyre.

Njoftimi i policisë:

Evidentohen dhe goditen dy raste të armbëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen dy armë zjarri të tipit  pistoletë Në pranga dy posedeuesit e armëve të zjarrit.

Në vijim të punën për parandlimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatimin të planit të masave për kapjen e perosnave që qarkullojnë me armë zjarri apo mbajnë në banesë  armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi: A.D, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur me armë zjarri me vete në rrugën “Dervish Hatixhe”  me një armë zjarri  psitolet e markës GLOCK- me një krehër me 15 copë fishekë luftarakë.

-Gjithashtu nga shërbimet e  Komisariatit të Policisë nr 4, është parandaluar një rast i dhunës në flamije me pasoja të mëtjeshme, ku   u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit; B. F. 42 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, u bë pas  njoftimit të marrë  se ky shtetas ushtrone dhunë psikologjike  dhe fizike  ndaj bashkëshortes së tij, Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë  i gjetën shtetasit B.F një armë zjarri me mulli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Zjarr Tv Ad