Mbasi e thumboi për Turin,Shahini i kundërpërgjigjet Kryemadhit:”12 mijë maturantët që iu janë përgjigjur sakt tezave,janë më të arsimuar se ju”

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit Besa Shahini i është përgjgijur kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, pas deklaratës së kësaj të fundit në lidhje me lajmin e largimit të ministres nga detyra dhe nga Shqipëria.

Gjatë një takimi me të rinjtë, me ironi Kryemadhi tha se Shahini s’mund të ikë të paktën pa na dhënë përgjigje se çfarë bëri Turi.

Ndërkohë ministrja përmes një shënimi në facebook, thotë se në lidhje me pyetjen e Turit, rreth 12 mijë maturantë u përgjigjën saktë, duke theksuar se ka të rinj që janë më të arsimuar se ata që kritikojnë reformat e PS, një thumbin ky për vetë znj.Kryemadhi.

“Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje. Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim”, shkruan Shahini.

Zjarr Tv Ad