Mbërrijnë 16 emigrantët e parë nga Italia, akomodohen në qendrën e pritjes në Shëngjin

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anija italiane me 16 emigrantët e parë ka mbërritur në Shëngjin sipas marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Italisë.

Emigrantët, që janë nga Afrika Veriore, mbërritën mëngjesin e sotëm rreth orës 07:50 në portin e Shëngjinit.

Ata ju nënshtruan disa kontrolleve mjekësore përpara se të zbrisnin. Nën masa të rrepta sigurie, 16 emigrantët u shoqëruan në qendrën e pritjes të ngritur në Shëngjin.

Emigrantët do të qëndrojnë rreth 24 orë në qendrën e pritjes në Shëngjin, e më pas do të dërgohen në kampin e Gjadrit, aty ku do të qëndrojnë për disa javë deri në shqyrtimin e dokumentacionit të tyre nga pala italiane.

Perimetri i brendshëm i qendrës së pritjes në Shëngjin dhe i kampit në Gjadër është kompetencë tërësisht e karabinierëve italianë, ndërsa perimetri i jashtëm menaxhohet nga Policia Shqiptare.

Zjarr Tv Ad