Mbërrijnë në Turqi delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë, për 3 ditë do të negociojnë për armëpushim

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Stamboll, ku për 3 ditë do të negociojnë për një armëpushim të mundshëm mes dy vendeve.

Pas dështimit të negociatave të kaluara, këtë herë duket se situata do të jetë ndryshe, për shkak se së fundmi Rusia ka një tjetër përqasje ndaj luftës në Ukrainë. Mediat në perëndim raportojnë se në disa rajone të Ukrainës është vënë re tërheqja e trupave ruse.

Një gjeneral rus tha dy ditë më parë se pushtimi i Ukrainës ka hyrë në një fazë të re dhe trupat ruse tashmë do të përqëndrohen në rajonet separatiste të Luhanskut dhe Donetskut. Njohja e pavarësisë së këtyre rajoneve është një nga kushtet e Rusisë, së bashku me njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë dhe deklarimin e neutralitetit të Ukrainës, duke mos iu bashkuar aleancës së NATO-s.

Zjarr Tv Ad