Mbërrin letërporosia nga Italia për gjyqtarin Admir Thanza, ishte i dënuar për vjedhje

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka mbërritur letërporosia nga Italia për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i cili  u shkarkua pak muaj më parë nga KPK-ja.

Mësohet se gjyqtari ishte i dënuar për vjedhje.

Gjyqtari Thanza, në korrik të 2018 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi fshehu dënimin që kishte kryer në Itali.

Në vitin 1999, drejtësia italiane e kishte dënuar ish-gjyqtarin me vendim të formës së prerë me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Dosja i kaloi Prokurorisë së Përgjithshme e cila transferoi procedimin në prokurorinë e Tiranës.

Thanza në shtator të 2018 u mor në pyetje, dhe sipas burimeve Prokuroria e Tiranës ndaj tij kishte nisur një procedim penal për falsifikim formualari, pasi nuk kishte deklaruar se ishte i arrestuar dhe dënuar në Itali për vjedhje.

Zjarr Tv Ad