Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka mbërritur në Tiranë familja e parë nga Ukraina, me nënë dhe dy fëmijët që janë strehuar në “Uka Farm” në Laknas. Lajmin e ka bërë me dije ministrja Elisa Spiropali, e cila ka publikuar foton e familjes ukrainase.
“Ikur nga tmerri i luftës, familja nga Ukraina mbërrin në Tiranë. Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen!
Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj”, shkruan Spiropali krah fotos.
Lufta në Ukrainë vijon prej 18 ditësh, ku forcat ruse kanë sulmuar me raketa dhe avionë edhe zonat e banuara, duke lënë të vdekur qindra civilë.