“Mbështes kandidatët e përbashkët për zgjedhjet lokale”- Berisha tregon planet e aksionit opozitar: Me Bashën kam një problem, kushti i vetëm është…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet daljen me kandidatë të përbashkët me aleatët në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një komunikim me gazetarët, ish-kryeministri u shpreh se këto ditë do të zhvillojë takime me parti parlamentare dhe jo parlamentare, ndërsa u shpreh i hapur për të gjetur forma të përbashkëta për një garë të suksesshme.

Berisha: Ne kandidatët nuk na i cakton as droga, as partia shtet, ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatet të përcaktojmë këto dy tre ditë format e daljes. Ka mendime që duhet të dalim me kandidat të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim, por jam i hapur me aleatët tanë të gjejmë format e përbashkët të një gare të suksesshme.

Pyetje: Kush janë aleatet

Berisha: I gjithë spektri politik i djathtë. Janë parti parlamentare dhe jo parlamentare. Ne do kemi një koalicion të gjerë

FINANCIMI RUS

Sa i takon çështjes së financimit rus, Berisha tha se Basha duhet te beje transparence per ato fonde, pasi sic tha ai ky është nje kusht i domosdoshëm për nje deputet dhe anëtar i PD.

Pyetje: Keni dijeni për takimet e Bashës?

Berisha: I vetmi koment që kam unë për Bashën është të bëjë transparent problemin e fondeve ruse. Unë nuk kam komunikuar, por komisioni i krijuar për këtë qëllim atij do ti japë të drejtën të shpjegojë këtë akte akuzë të rëndë, por tërësisht personale, pasi është e faktuar se ajo nuk ka patur lidhje me asnjë institucion të PD. Nuk ka hyrë dhe ka dalë nga arka e PD asnjë qindarkë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë.

Me Bashën kam vetëm këtë problem. Sa kohë ai është anëtar i PD dhe deputet i PD ai duhet të bëjë këtë transparencë dhe ky është një kusht shumë i rëndësishëm.

PLANET E AKSIONIT OPOZITAR

Berisha po ashtu foli edhe për planet e aksionit opozitar: “Ne po ecim në shumë plane. Njëri është plani i protestave të fuqishme kundër Edi Ramës. Ky nuk është i vetmi. Plani i dytë është plani i primareve dhe standardeve, plani i tretë është ai i angazhimit maksimal të shoqërisë”.

Zjarr Tv Ad