Mbështetësi i Bashës ironizon “primaret”: Ish-funksionarët e PD, deri dje i mbyllën telefonin dhe derën çdo demokrati

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i PD-së Endri Hasa, reagon pas primareve të mbajtura nga mbështetësit e Sali Berishës në gjashtë bashki të vendit.

Hasa ironizon ata që i quan ish-funksionarë të PD-së, për të cilët thotë se sot flasin për meritokraci dhe primare, teksa dikur i mbyllnin telefonin dhe derën çdo demokrati që kishte nevojë.

Reagimi i Hasës:

Te vjen të qeshësh me entuziazmin e shtirur dhe krenarinë false të disa ish-funksionarëve të PD!

Deri dje i mbyllën telefonin dhe derën çdo demokrati që kishte nevojë, sot i flasin për meritokraci dhe primare! Deri dje nuk i dhanë asnjë mundësi për të bërë karrierë dhe për tu promovuar në politikë askujt, por sot të “rilindur” dhe pa mëkatet e të shkuarës kanë ndërruar lëkurë!

Mund të kuptosh betejën personale të dikujt që hallin e ka përtej PD, por shtirjen e këtyre ‘demokratëve të thekur’ të krimbur në para të paktën të na e kursejnë! Koha do tregojë gjithçka! Durim miq! Të dielë të mbarë

Zjarr Tv Ad