Mbështetësit e Belerit “blindojnë” Bashkinë e Himarës, tensionohet situata, mbërrijnë Dule me ambasadoren greke

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, ashtu si dhe ishte paralajmëruar pritet të bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak të Himarës. Mirëpo, në nisje të mbledhjes mbështetësit e kryebashkiakut Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli, kanë kërkuar që të dalin jashtë punonjësit aktualë të Bashkisë.

Me tone të larta ata kanë kërkuar që brenda ambienteve të Bashkisë së Himarës, të qëndrojnë vetëm mbështetësit e Fredi Belerit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë të cilët po përpiqen për të çtensionuar situatën. Ndërkohë, bëhet me dije për mediat se pranë ambienteve të Bashkisë ka shkuar edhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule si dhe ambasadorja greke në vendin tonë Kostantina Kamitsi.

Mëngjesin e sotëm kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri nga qelia e burgut iu drejtua me një letër Këshillit Bashkiak, i dalë nga zgjedhjet e 14 Majit.

Në letrën e tij, Beleri thekson se si një qytetar i cili ka mësuar që të mbrojë idetë e tij për liri dhe demokraci do të vijojë të durojë deri në momentin që drejtësia të triumfojë, pasi pavarësisht sulmeve të bëra ai beson te e vërteta. Kujtojmë se një ditë më parë Gjykata Speciale rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkoi të shkojë këtë të martë përpara Këshillit Bashkiak e të betohet si kryetar i Himarës.

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe akuzohet për blerje votash.

Zjarr Tv Ad