Mbështetësit e Berishës dhe ata të Bashës, sherr në emision se kush mbron Ramën

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbështetësit e Bashës dhe të Berishës brenda Partisë Demokratike u përballën ashpër në studion e “Politiko” këtë mbrëmje. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa replikoi ashpër me deputetin Edmond Spaho, mbështetës i PD-së.

Sefa akuzoi 12 deputetët që kanë dalë hapur në mbështetje të Berishës se nuk kanë ndërmarrë asnjë nismë kundër Edi Ramës në Kuvend. “Kush është aksioni më i madh politik kundër Edi Ramës i 12 deputetëve që mbështesin Berishën, përveç dashit në selinë e pd?”, tha Sefa.

Deputeti Spaho iu përgjigj duke treguar disa foto nga ndërhyrja e policisë gjatë protestës së 8 majit. “Kurse aksioni juaj më i madh ësshtë ky këtu! Ky është aksioni juaj më i madh”, duke nënkuptuar se Basha u shpëtua nga Edi Rama ditën e protestës para selisë së Partisë Demokratike.

“Ju donit të na dhunonit ne? Donit të na dhunonit? Me kokë dashi si në mesjetë! Policia nuk e bëri detyrën, se po të bënte detyrën nuk do të vinte më 40 minuta vonesë”, u përgjigj Sefa.

Zjarr Tv Ad