Mbështetësit e Erdoganit në Turqi festojnë fitoren, mbushin rrugët dhe xhaminë e Hagia Sophia

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qindra mbështetës së Erdoganit u mblodhën mbrëmjen e sotme në Hagia Sophia për të festuar fitoren e tij në zgjedhje.

Sipas mediave vendase mësohet se stafi elektoral i Tayyip Erdogan ka planifikuar për të hënën në mëngjes vizitën e tij në Hagia Sophia, e cila tani funksionon edhe si xhami, për të falur namazin . Eventi pritet të kombinohet edhe me një festë të madhe nga ana e mbështetësve të tij.

Gjithashtu edhe rrugët e Turqisë janë mbushur plot me mbështetësit e Erdoganit të cilët me flamuj dhe këngë festojnë për rizgjidhjen e presidentit.

Këtë të dielë Erdogan u rizgjodh presidenti i Republikës së Turqisë me me 51.4% të votave përballë rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të siguronte vetëm 48.6% të votave.

Ashtu siç pritej, gara mes dy kandidatëve ka qenë mjaft e fortë dhe kjo tregohet edhe nga diferenca e ngushtë mes tyre në rezultatin përfundimtar.

Pas shpalljes së fitores Erdogan ka mbajtur fjalimin e tij të parë duke falenderuar të gjithë qytetarët të cilët i besuan dhe e votuan.

Zjarr Tv Ad