Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se mbështet plotësisht Belind Këlliçin në vendosmërinë e këtij të fundit për t’i shpallur luftë korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Bashkia e Tiranës është e kapur nga korrupsioni, nepotizmi dhe vjedhja.
Duke iu referuar denoncimit të fundit të Këlliçit, Meta shkruan se “rasti i krahut të djathtë të 99-shit Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Kryetarit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Mariglen Qato nuk është i vetmi”.
Reagimi i Metës:
Mbështetje të plotë Belind Këlliçit për vendosmërinë e tij për t’i shpallur luftë pa kompromis korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, e cila është kalbur nga korrupsioni, nepotizmi dhe vjedhja e taksave të qytetarëve të ndershëm.
Rasti i krahut të djathtë të 99-shit Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Kryetarit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Mariglen Qato nuk është i vetmi.
Në 14 Maj, Tirana voton Ndryshimin dhe Bashkia u kthehet të gjithë qytetarëve dhe vendoset në shërbimin e tyre, duke shkulur nga rrënjët korrupsionin dhe nepotizmin me transparencë dhe llogaridhënie absolute.