Mbetet pa energji plazhi i Drimadhes, OSHEE: Një subjekt dëmtoi rrjetin e tensionit, brigadat e emergjencës në terren

0
17

Një pjesë e plazhit të Drimadhes ka mbetur pa energji elektrike këtë të shtunë.

Lajmi bëhet i ditur nga OSHEE, që thekson se një subjekt privat ka dëmtuar rrjetin e tensionist të mesëm.

“Një pjesë e zonës në Drimadhes (Dhërmi) është pa energji elektrike, pasi një subjekt privat dëmtoi rrjetin e tensionit të mesëm. Aktualisht, në terren ndodhet brigada e emergjencës për riparimin e avarisë”, njofton OSHEE.