Rruga në dalje të bashkisë Ura Vajgurore, në breg të lumit Osum është mbushur prej ditësh me pirgje plehrat dhe për këtë duket se nuk shqetësohet askush. Sezoni i ri turistik, ku pritet ardhja e më shumë vizitorëve se një vit më parë ofron këtë panoram për cdo vitizotë të huaj dhe vendas që përpara se të mbërrijë në qytetin muze të Beratit prezantohet me Urën Vajgurore. Dhe pamjet flain qartë mbetjet urbane të këtij qyteti hidhen në preg të lumit, ku dhe digjen, ku dhe kanë nisur të punojnë njerëzit në nevojë për mbledhjen e hekurishteve dhe kanaceve. Era që ndihet në të gjithë zonën është e rëndë, ndërkohë që pamja ëstë po kaq e rëndë për një qark që synon të zhvillohet nëpërmjet turizmit. Kjo pamje ka kohë që paraqitet në këtë zonë dhe situata bëhet edhe më alarmante në kushtet ku temperaturat janë rritur ndjeshëm.
Ndërkohë që burime nga bashkia e qytetit bëjnë me dije jashtë kamerave se ka përfunduar ndërtimi i sheshit të depozitimit që është në dalje të baskisë dhe pritet të nis nga puna funksionimi i tij. //