Mbetur në kampet e Sirisë, Londra përshpejton hapat për riatdhesimin e fëmijëve britanikë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyrtarët britanikë kanë marrë hapat e para për të riatdhesuar fëmijët, të cilët kanë ngelur të bllokuar në Siri, duke u lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me agjenci që ndodhen në terren për të identifikuar minorenët e pashoqëruar në mënyrë që për ta të sigurohet një udhëtim i sigurt për në Mbretërinë e Bashkuar.

Burime nga qeveria britanike kanë konfirmuar për The Guardian se po punojnë me agjenci të ndryshme në verilindje të Sirisë, mes të cilëve edhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, për të filluar procesin e transferimit në Mbretërinë e Bashkuar të fëmijëve me prindër britanikë të lidhur me Shtetin Islamik. Mes rasteve të para është edhe rasti i tre jetimëve, të cilët besohen se kanë udhëtuar rreth pesë vite më parë me prindërit e tyre në Siri dhe ndodhen aktualisht në Raka, e cila kontrollohet nga milicia e drejtuar nga kurdët.

Zyrtarë kurdë dhe shoqata britanike të bamirësisë, njofton RTSH,  e kanë vlerësuar si të sigurt dhe të shpejtë transportimin e fëmijëve për në Irak, nga ku ata do dërgohen për në Britani, sidomos gjatë pesë ditëve të armëpushimit mes forcave kurde dhe atyre turke.

Të premten u raportua se Belgjika dhe shtete të tjera evropiane po përgatiteshin të riatdhesonin nga Siria verilindore qytetarët e tyre të akuzuar për lidhje me ISIS, duke shfrytëzuar armëpushimin në fjalë.

Ndërkohë, organizata Save dhe Children, e cila është mes atyre që vepron në Siri, ka konfirmuar se kampet më të mëdha të refugjatëve në krahinë, konkretisht al-Roj dhe al-Hol, nuk janë prekur nga luftimet pas ofensivës turke.

Kampi al-Hol është kampi ku ndodhet edhe Alvin Berisha, 11 vjeçari i cili pesë vite më parë ishte marrë në Siri nga nëna e tij, nuk është prekur nga luftimet pas ofensivës turke.  E ndërsa javën e shkuar qëndrimi i qeverisë britanik përkundrejt riatdhesimit të fëmijëve ishte se ky proces ishte shumë i rrezikshëm, pas ofensivës turke, e cila u pasua më pas me armëpushim, duket se ka një ndryshim në politikë, pasi po përshpejtohen hapat për kthimin e jetimëve dhe minorenëve të pashoqëruar.

Zjarr Tv Ad