Mbi 1400 gjoba brenda 48 orëve, Policia bën bilancin e aksionit rrugor

0
222
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë gjatë fundjavës një aksion për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në autostradën Durrës-Tiranë dhe në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës.

Qëllimi i operacionit ishte evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mejteve të cilët qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, dhe atyre që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, nga të cilët  2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 68 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

• 33 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.

• 22 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

• 13 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Gjithashtu , në zbatim të Planit Operacional janë vëndosur  125 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit,  131 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
si dhe 994 masa të tjera të ndryshme.

Zjarr Tv Ad