Mbi 20 ushtarakëve iu bie të fikët në ceremoninë për 10 vjetorin e NATO

0
323
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në ceremoninë e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Gjatë paradës, teksa mbante fjalën Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama ushtarët ‘paloseshin’ në gjendje të fikëti.

Disa ushtarë kanë patur probleme me shëndetin gjatë ceremonisë.

Disa u dërguan me urgjencë në spital. Ndërsa njëri prej tyre ka dëmtime në kokë dhe e kanë dërguar në spitalin ushtarak. Ndërkaq, të tjerët mbanin pambuk me alkool në hundë.

Nga ankthi dhe e pangrëna që ceremonia të shkonte sa më mirë, ushtarakët të mbledhur në shesh që në orët e para të mëngjesit nuk kanë arritur ta përballojnë situatën. Në përkeqësimin e shëndetit të tyre ka ndikuar edhe fakti se ata qëndronin aty prej orësh të pangrenë por edhe temperaturat disi të larta.

 

Zjarr Tv Ad