Mbi 200 kilogramë kokainë të fshehura në kontenierin me banane, zbulohet kompania pritëse në Tiranë

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sasi e madhe kokaine është gjetur këtë të shtunë në Portin e Durrësit. Bëhet me dije se një kontenier i mbushur me banane i cili vinte tranzit nga Ekudori në Turqi e më pas në Portin e Durrësit, kishte brenda sasine prej më shumë se 200 kilogramë kokainë.

Bëhet me dije se kompania shqiptare e cila priste këtë sasi të lëndës narkotike është firma ‘Massabi Fruit’.

Ndërkohë deri më tani dihet se SPAK ka arritur të sekuestrojë sasinë me lëndë narkotike pasi përgjimeve të disa personave të ndryshëm pronarë kompanish të cilët dyshohen se kanë lidhje me rrejtin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri dhe më pas drejt Europës.

Në portin e Durrësit ndodhet policia e qytetit, policia doganore, policia e shtetit si dhe një prokuror i Prokurorisë se Posaçme i te cilët po kryejnë veprimet e para hetimore.

Policia ka shoqëruar një punonjës të kompanisë së kontenierit për ta marrë në pyetje.

Punonjësi i kompanisë ‘Masabis Frutis’, e cila merret me import dhe eksport frutash te thatash e bane po merret ne pyetje nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme.

Zjarr Tv Ad