Mbi 400 organizata të dyshuara për pastrim parash e financim terrorizmi

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë vitit 2018 janë konstatuar mbi 400 raste të dyshuara për financim terrorizmi dhe pastrim parash, të cilat janë referuar në prokurori dhe polici për verifikime. Rastet e dyshuara u raportuan në komisionin e sigurisë, të cilat si përkasin organizatave jo fitimprurëse të cilat janë identifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Mbi 400 raste të dyshuara për pastrim parash dhe financim terrorizmi janë konstatuar gjatë vitit 2018 nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Këto raste janë organizata jo fitimprurëse, të cilat i janë referuar Policisë së Shtetit Prokurorisë së Përgjithshme.

Shifrat u bënë të ditura në Komisionin e Sigurisë nga Agron Muslia, drejtor i analizës së përputhshmërisë pranë institucionit të pastrimit të parave.

Agron Muslia: Në vitin 2018 janë gjithësej 376 raste, pjesa më e madhe është dërguar në Polici dhe 33 raste janë dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme. Pjesa dërmuese e tyre është për dyshimet që kemi pasur për pastrim të produkteve të veprës penale. Ka pasur edhe raste të dyshuar për financim të terrorizmit.

I ftuar për të raportuar në Komision ishte dhe Elvis Koci,drejtor i Pastrimit të Parave, i cili u pyet dhe për rastin e dy vëllezërve indianë të cilët akuzohen për pastrim parash në vendin tonë.

Elvis Koci: Ne i kemi përfshirë tashmë në kompanitë e ndërtimit në listën e subjekteve, që janë subjekte raportuese për ne.

Raportimi i të dhënave në Komisionin e Sigurisë është bërë gjatë diskutimit të ndryshimit të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, ku ndër të tjera çdo subjekt do të detyrohet të ketë një llogari bankare për realizimin e transaksioneve financiare. Në këtë mënyrë shumat që do të qarkullojnë do të jenë të verifikueshme.

 

Zjarr Tv Ad