Mbi 48 mijë refuzime nga KQZ, Balla tregon ku po gabojnë emigrantët që duan të votojnë

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, në “Ditari” me Andi Nurajn, në A2 CNN, tregoi se ku po gabojnë emigrantët që duan të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

“Po bëhen disa gabime gjatë këtij procesi dhe ato janë vendosja e një faqeje të gabuar të dokumentit që ka adresën ose vendosin një adresë të ndryshme nga ajo e dokumentit. Këto janë gabime që ndreqen shpejt. Po ashtu, vendoset një dokument tjetër identifikimi në vend të kartës së identitetit shqiptare. Edhe ky është gabim i shpeshtë. Prandaj, mendoj që deri tani nuk ka ecur keq. Ka një numër të madh kërkesash, rreth 136 mijë. Është hera e parë e këtij procesi dhe shpesh ne shqiptarët i lëmë gjërat për ditën e fundit”, u shpreh Balla.

“Ka interesim të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë nëpër botë. Deri tani janë 84-85 mijë kërkesa të miratuara. Ka edhe 30 ditë kohë për t’u regjistruar. Ne e mbajtëm fjalën tonë për të garantuar votën e diasporës dhe prandaj i bëj thirrje që të marrin 5 minuta kohë për t’u regjistruar në mënyrë që të votojnë”, shtoi Balla.

Zjarr Tv Ad