Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas thuajse dy orësh në det të hapur është ankoruar në portin detar të Vlorës trageti i linjës Vlorë Brindisi, i cili mbërriti në orën 15:30 dhe për dy orë qëndroi në det të hapur.
Kujtojmë që pasagjerët kanë që prej orës 06:00 të mëngjesit që qëndrojnë në det pasi në orën 6 të mëngjesit u nisën prej Brindisi.
Një ditë më parë, autoriteti portual i Vlorës njoftoi për përkeqësimin e motit dhe ndalimin e lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla.