Mbidozë anestezie, studentja shqiptaro-greke humb jetën në spitalin e Athinës

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 22-vjeçare shqiptaro-greke, ka humbur jetën si pasojë e një gabimi mjekësor në vendin fqinj. Mediat vendase raportojnë se Aleksandra Bistolaki, e lindur në Korinth, humbi jetën 10 ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje rutinë.

Studentja i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje rutinë për heqjen e një kisti që i shkaktonte çrregullim hormonal. Megjithatë, jo shumë kohë pas ndërhyrjes një klinikë private në qendër të Korinthit me reputacion jo të mirë, studentja nisi të ankohej se nuk po ndihej mirë. E ëma, Anila Mertika, emigrante nga Saranda, së bashku me të atin grek e dërguan më pas vajzën në spitalin e Athinës, Georgios Genimatas. Në këtë spital, pak orë pas ndërhyrjes, Aleksandra ra në koma.

Edhe pse ende nuk është zbardhur raportimi i mjekut ligjor, paraprakisht dyshohet që vajza të ketë humbur jetën si pasojë e mbidozës së anestezisë.

Për fat të keq, më 1 qershor, 22-vjeçarja e humbi betejën për jetën.

Zjarr Tv Ad