“Mbilleni vetë grurin”, Braçe i përgjigjet Krifcës: Nuk mbillet në mars ministre, tani duhet plehëruar, a ua jep dot?

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe i është përgjigjur sot ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, e cila deklaroi pak ditë më parë se nuk mund të importojmë më grurë nga Rusia, duke sugjeruar që fermerët ta mbjellin vetë.

Përmes një postimi në facebook, Braçe i drejtohet ministres duke i thënë se gruri nuk mbillet në mars, tani duhet plehëruar.

Ai kishte paralajmëruar më herët nevojën për grurë në vend, duke shpërndarë një video gjatë fjalës së mbajtur në tetor në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa kërkonte mbjelljen e fushave me grurë, për shkak të situatës gjeopolitike të ndikuar nga pandemia COVID në atë kohë.

Sipas deputetit të PS, kostoja e mbjelljes së grurit është minimale dhe fermerëve veç naftës duhet t’u jepej edhe farë misri dhe gruri.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

NUK MBILLET GRURI NE MARS, MINISTER! NUK MBILLET! TANI KA NEVOJE PER PLEH AI GRURE QE ESHTE MBJELLE! UA JEP DOT?! PER MBJELLJET, DUHEJ DEGJUAR ME HERET;

FJALA BIE NE FUND TETORI UNE DHE JU KEMI QENE PERBALLE E UNE KAM THENE CFARE DEGJON EDHE NJE HERE; Ja ku e keni, mbase vlen per MISRIN, se GRURI iku tani e varesia u thellua!!

ERION BRACE/ Komisioni i Ekonomise, fund Tetori i vitit qe shkoi:

Çështja e ushqimit është çështje e sigurisë kombëtare. Me ndryshimet klimatike dhe efektin që ne ndjemë këtë vit, të paktën te drithërat, pa diskutim që duhet të fillojmë të analizojmë në nivelin e sigurisë kombëtare.

Do të garantojmë ushqim këtu apo do të jemi të varur totalisht? Në kushtet e një ngjarjeje si kjo që po e vuajmë prej dy vjetësh, pandemisë, ku rrugët mbyllen, kur kostot e transportit rriten dhe në kushtet e ndryshimeve klimatike kur prodhimi bie, rendimentet ulen dhe secili fillon mbron pjesën e vet të kombit të tij apo akoma më keq, fillon të mendojë të bëjë gjeopolitikë me ushqimin, çfarë do të bëjmë ne, ku do të jemi në këtë pjesë?

Fare mirë ju thoni që këtë herë do t’i subvencionojmë ose do t’ua japim në dorë fermerëve fidanët e perimeve, që kanë edhe tregun më të madh të eksportit, por keni menduar që neve na duhet edhe grurë?

Si ka mundësi që e gjithë fusha e Tërbufit mbillet me jonxhë ose luledielli? Sepse kostoja është minimale. Por ne nuk ndërhyjmë në këtë aspekt. T’u japim farë misri, farë gruri. U kemi dhënë naftën falas për të punuar tokën dhe nuk është pak. Sot që flasim një litër naftë kushton 1860 lekë dhe t’ua japësh pa lekë natyrisht që i ndihmon jashtë mase. Po t’i bëjmë të gjitha këto, kush nuk mbjell më grurë, ku çmimi sot në grumbullim është të paktën 37 lekë apo misër, ku çmimi sot në grumbullim është 43 lekë? Të gjithë mbjellin, sepse u del shumë mirë. Në funksion të asaj që thashë, do të mendojmë ne për ushqimin, sidomos në produkte strategjike? Natyrisht që kjo vlen, prandaj duhet bërë më i gjerë arsyetimi.

Zjarr Tv Ad