Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për vitin 2021; Kryebashkiaku Veliaj tregon arritjet e vitit që po lëmë pas dhe projektet për Tiranën në 2022-in

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në Bashkinë e Tiranës u mbajt mbledhja e fundit në Këshillin Bashkiak. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj gjatë fjalës së tij renditi disa vendime që ndryshuan Tiranën, të marra nga Këshilli këtë vit që po lëmë pas. Ai renditi edhe një sërë projektesh që pritet të mbarojnë në vitin 2022, kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë” dhe do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota.

Më poshtë një pjesë e fjalës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak:

  1. Kemi mbaruar 14 shkolla në një kohë rekord. Në 101 vjet të Tiranës kryeqytet, kurrë nuk janë hapur 14 shkolla në një stinë, e kemi bërë këtë vit. Sigurisht falë fleksibilitetit që pati ky Këshill, pastaj gjithë brigadave tona, drejtorive, gjithë operatorëve që u mobilizuan. Dhe kemi hapur 14 shkollat më të mira të Tiranës. Kemi një lot të 17 shkollave në Bashkinë e Tiranës që do të hapen në 2022.
  2. Ky këshill ka votuar për transformimin e pronës më të rëndësishme në Tiranë, në ambientin që do të definojë dhe përkufizojë se çfarë do të jetë Tirana dhe Shqipëria për 2030, 2040, 2050-ën, është rijetësimi i Piramidës së Tiranës. Ne kemi investuar një pjesë të madhe të buxhetit, dhe nëse themi që Rinia është e ardhmja, atëherë është edhe e tashmja. Vitin tjetër në TUMO ne presim të kemi 5 mijë nxënës, dhe të kemi çunat dhe gocat që krijojnë inovacion dhe paguhen pa lëvizur nga vendi apo nga shtëpia.
  3. Projektin e Kopshtit Zoologjik sapo e inspektova. Na kanë ardhur edhe disa nga kafshët e reja, disa nga pajisjet e reja. Do të jete një shtesë, që në një komunitet, bashkë me liqenin me pistat e vrapit dhe disa nga ndërhyrjet që ne kemi bërë, edhe me mbjelljen e pemëve, dhe sot është një hapësirë e shtuar për Tiranën.
  4. Ky këshill votoi për herë të parë thyerjen e monopoliti të ushqimeve që vijnë tek tryeza e çdo qytetari të Tiranës. Ka filluar tani puna ngjitur me TEG-n, ku do jetë tregu i shumicës, pa asnjë monopol privat, pra agregatori i Bujqësisë. Dhe kjo do ulë edhe koston për familjet që blejnë. Kështu që do fitojnë edhe ata që punojnë në bujqësi e blegtori , por edhe ata që blejnë.
  5. Ndërtimi i Kampusit UT. Kanë mbaruar 8 godina në Universitetin Bujqësor, dy janë për studentët, dhe 6 godina të tjera për të cilat ka interes për të krijuar një shkollë të Arteve të Bukura, por edhe për të krijuar një pol ballkanik të Nanoteknologjisë dhe industrive, apo edhe për të krijuar një biznes park, apo tekno park. Sot jemi në prag të nënshlkrimit të kontratave me disa prej agjencive me kontemporane në Europë.
  6. Inauguruam 2 nga 8 biblioteka e reja të qytetit. Ishim një qytet që nuk kishte asnjë bibliotekë, se ato që ishin, ishin kthyer në magazina. Por sot janë hapësira për të koduar, për të shkëmbyer libra, por edhe qendra komunitare.
  7. Karta e Studentit ofron mbi 1000 shërbime. Disa shërbime janë të lidhura patjetër me studentët, disa të tjera janë të lidhura me Kartën e Studentit Europiane, por sot ofrohen 1500 shërbime, në disa fusha.
  8. Kreditë e buta – kemi ndarë 300 për vitin 2022. Thirrja është ende e vlefshme, për familjet e reja që mund të marrin kredi për të blerë një shtëpi pa interes.
  9. Kemi formuar rrjetin më të madh të vullnetarëve – mbi 1000 të rinj.
  10. 50 grante për biznese dhe start-upe. Jo të gjitha start-upet funksionojnë, por ne ndihmojmë të gjithë ata të rinj që guxojnë. Pasi jo i gjithë punësimi do të jetë në shtet, por duhet të jemi inkurajues të sipërmarrjes private.
  11. Kemi themeluar zyrën e zhvillimit të karrierës, kishim shumë studentë para 6 vitesh që thoshin do të bëhem jurist, filozof, etj, dhe u hapën universitete në rrethe, por qeveria tha ne do të fokusohemi tek profesioni. Ndaj kemi hapur një qendër të konsultimit të karrierës për të orientuar të rinjtë, ku janë nevojat e tregut të punës.
  12. Ndamë 1 mln euro subvencion për nxjerrjen nga Kriza të transportit publik. Duke dhënë 1 mln euro për herë të parë për transportin publik, dhe duke e ditur që ka mëkatarë, dhe i kemi larguar nga tregu ata. Dhe meqë ra fjala, nesër është Krishtlindje dhe shërbimi urban do të jetë falas.
  13. Rritëm kompetencat e Policisë Bashkiake për gjobat . Kemi rritur kompetencat e policisë bashkiake, për të qenë krah policisë së shtetit që të mos shkelen rregullat e lëvizjes në rrugë, dhe zaptimit të rruges. Ky është një vendim bashkë me korsitë e biçikletave, do të lehtësojë lëvizjes.
  14. Universiteti Bujqësor i Tiranës – Qendra teknologjike. DO të doja t’’ju ftoja të shikonit 8 konvikte që kemi bërë. Dy do të përdoren për konvikte, dhe për 6 të tjerat është hapur një garë për t’i përdorur këto godina mundësi të reja, dhe mund të krijojmë një pol, në një nga zonat që konsiderohej periferi.
  15. Kemi vazhduar aksionet e pastrimit të Tiranës (tek Lumi Tiranës dhe pjesë tjera), Disa prej jush keni qenë pjesë e tyre.
Zjarr Tv Ad