Mbledhja e grupit të PS, porosia që iu dha Ruçi deputetëve

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është mbledhur paraditen e sotme, grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Mbledhja është drejtuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në mungesë të Kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në një aktivitet tjetër.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, Ruçi iu ka dhënë një porosi të gjithë deputeteve socialistë, lidhur me seancën parlamentare të së mërkurës.

Ai ka kërkuar që në diskutimet seancës të mos jetë pjesë opozita, duke kërkuar përqendrim te ligji dhe qytetarët.

Po ashtu ai ka kërkuar që deputetët të tregojnë disiplinë dhe të mos ketë mungesa.

Zjarr Tv Ad