Mbledhja e Komitetit, Balluku zbulon nëse do ketë mungesa në furnizimin me energji

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Energjisë dhe Insfrastrukturës, Belinda Balluku ka theksuar ditën e sotme se nuk do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji në familjet shqiptare.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë, Balluku tha se pavarësisht vëshitrësisë së krijuar nga mungesa e reshjeve, qeveria shqiptare do të vazhdonte të importonte energji elektrike duke mos ndërprerë furnizimin për familjet shqiptare.

Balluku: Energjia nuk do të mungojë për qytetarët. Qeveria ka marrë përsipër që të mbulojë shpenzimet e shtuara për shkak të importit për biznesin e vogël.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim këto biznese. Pavarësisht kushteve të motit, ne do të vazhdojmë të mos hasim mungesa në energjinë elektrike. Derisa në kasakadën e Drinit ne të kemi një nivel të ri të prurjeve, detyrimisht do t’u drejtohemi importeve.

Zjarr Tv Ad