Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve, zbulohet vendimi që është marrë për nxënësit e shkollave

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ne mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve është vendosur që masat kufizuese që janë në fuqi të mbeten të njëjta, me ndryshimin e vetëm që maturantët në zonat e kuqe do të kthehen fizikisht në shkolla.

Derimë tani nuk ka asnjë vendim për kthimin e të gjithë nxënësve në shkolla, ndërsa anëtarëg e Komitetit thanë se situata është e qëndrueshme, dhe nën kontroll.

“Ekspertët e Komitetit mendojnë që situata mbetet e qëndrueshme, ka një ulje të shtrimit në spitale, dhe në numrin e jetëve të humbura, si dhe atyre që kanë nevojë për shërbimin e urgjencës.

Shifrat nuk janë ende të tilla për të lehtësuar masat, me përjashtim të faktit, maturat të fillojnë mësimin në klasë. Kjo është një masë që do të kushtëzohet nga një monitorim i kujdesshëm i shifrave. Duhet të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese. Masat e tjera do të mbeten njësoj”, u shpreh Rakacolli gjatë mbledhjes.

Drejtoresha e ISHP Albana Fico tha se ka një rënie të incidencës dyjavore.

“Incidenca dy javore ka pësuar zbritje. Mesatarja ditore ka pësuar zbritje. Totali i rasteve aktive ka pësuar zbritje. Pozitiviteti i mostrës ka pësuar rënie. Akoma ne nuk jemi të kënaqur, objektivi është të shkojë shumë më poshtë. Një numër ka pësuar rritje është ai i bashkive, ka arritur në 43 në javë sidomos në bashkitë e vogla.

Mesatarja e pacientëve të shtruar ka pasura ulje. Numri i të intubuarve është ulur. Të gjithë këta indikatorë pësojnë një ulje bazuar në të gjithë situatën epidemiologjike. Një numër është më i pakët është ai vdekjeve. Të kuptojmë që kjo lloj situate në krahasim me atë që vlerësuam herën e kaluar ka disa ndryshme mund të jenë të vogla, por në tërësinë e vet mbetet me numra të kontrolluar po akoma delikate.

Në këtë javë kemi edhe një shkak për të ndjerë më mirë që është fillimi i fushatës së vaksinimit. Deri dje janë kryer 21 536 vaksina. Ka arritur 100 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar që nga fillimi. Grupmoshat mbi 55 vijojnë të jenë me incident të lartë. Ka një stabilitet të moshave të reja. Shmangia e grumbullimeve shumë e rëndësishme dhe mbajtja  e maskave”, tha Fico.

Zjarr Tv Ad