Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë, ku pritet që të diskutohet në lidhje me qëndrimin që do të mbahet pas grupimeve brenda kësaj force politike, dhe lëvizjes së Sali Berishës për të thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar, në datën 11 Dhjetor. Faxweb.al ka bërë një skanim të shpejtë të emrave që janë pjesë e Kryesisë, ku ajo që mund të thuhet me siguri është se peshorja anon nga mbështetësit e Bashës, dhe njerëzit më të besuar të tij.
Në total pjesë e Kryesisë së PD-së janë 38 persona, mes të cilëve kryetari, sekretarët dhe anëtarët e zgjedhur me votë në zgjedhjet e qershorit që lamë pas. Në mesin e 38 anëtarëve të Kryesisë së PD-së janë mbështetësit e Berishës, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Flamur Noka apo Oerd Bylykbashi, dhe të tjerë më pak aktivë por të pakënaqur me Bashën si Tomor Alizoti.
Një pjesë e mirë e emrave nuk kanë mbajtur anë në ligjërimin e tyre publik, por heshtja tregon se janë pjesë e vijës zyrtare të partisë, sa kohë që nuk i janë bashkuar asnjë prej takimeve të Foltores.
Rendi i ditës për mbledhjen e sotme të Kryesisë që u thërrit nga Gazment Bardhi është bërë tashmë publik: “Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”. Me interes mbetet nëse do të ketë rrjedhje të diskutimeve për mediat, apo nëse ndonjë prej pjesëmarrësve do të ketë qëndrime publike.
ANËTARËT E KRYESISË:
Lulzim Basha Gazment Bardhi Alfred Rushaj Enkelejd Alibeaj Jorida Tabaku Grida Duma Edi Paloka Flutura Açka Jemin Gjana Ervin Minarolli Arta Sakja Belind Këlliçi Ledina Mandia
Flamur Hoxha Jonila Godole Ivi Kaso Greta Bardeli Taulant Zeneli Orjela Nebiaj Endri Hasa Albana Vokshi Gentian Gaba Ina Zhupa Agron Gjekmarkaj Aldo Bumci Dhurata Tyli (Çupi) Ervin
Salianji Fitim Zekthi Flamur Noka Gent Strazimiri Gert Bogdani Juela Hamati Kreshnik Çollaku Lindita Metaliaj Oerd Bylykbashi Orjola Pampuri Taulanda Jupi Tomor Alizoti