Mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama: Patronazhistët kanë filluar punën për zgjedhjet e 6 Marsit! Zgjatja e Vettingut është lajm i mirë, të vijojë pastrimi i llumit në Drejtësi

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama në një prononcim për mediat u shpreh se Kryesia u mblodh për Këshillimin Kombëtar, ndërkohë që u pyet edhe për zgjehdjet lokale. Ai tha se patronazhistët kanë nisur punën dhe pret që PS të arrijë një rezultat shumë pozitiv.

“Jemi mbledhur për Këshillimin Kombëtar. Do të prekim gjithë territorin për të folur me njerëzit, për të dëgjuar njëri tjetrin. Këto janë vendime të qeverisë për të cilat kemi dilema. Ne s’po ju themi njerëzve që të na japin opinione që t’i përdorim për luftë politike. Nuk kërkohet asgjë tjetër përveç opinionit për t’u bashkuar. Nga përçarja e vazhdueshme kostoja kryesore kanë rënë mbi çështjet që kanë më shumë rëndësi.

Kemi folur edhe për zgjedhjet lokale, për numrat. Ne kemi një mekanizëm të kolauduar që na jep numrt në territor. Folëm për pozicionin tonë në të 6 bashkitë. Patronazhistët janë pjesë e PS-së. Ka nisur puna e patronazhistëve. Janë njerëz në terren që bëjnë punën e tyre. Besoj se do kemi rezultat shumë pozitiv”, tha Rama.

Përsa i përket votimit për zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut, Rama tha se ky është një lajm i mirë, pasi Vettingu duhet të vijojë të pastrojë llumin e mbetur në sistemin e drejtësisë.

“Çdo gjë që bashkon është pozitive, arsyet nuk kanë rëndësi përballë faktit se sot kemi zgjatjen e mandatit. Ka qenë një proces i vështirë, jo perfekt por proces pastrimi i një llumi të madh në sistemin e drejtësisë. Në Shqipëri s’ka patur kurrë një sistem drejtësie, siç kishin shtetet që i shikonim me zili. Ajo që kemi bërë ne për drjetësinë në këto pak vite është e paprecedentë në tërësi, pasi kemi ecur me një shpejtësi të skëterrshme. Është lajm i mirë zgjatja e mandateve që ai institucion të vazhdojë të pastrojë llumin në gjykata ku ka një pjesë të madghe që nuk do e kalojnë Vettingun”, u shpreh kryeministri.

Zjarr Tv Ad