Mbledhja e PD për Reformën Territoriale/ Alibeaj: Në fund të korrikut do kemi propozim konkret! Xhaferaj: Të shtojmë numrin e Bashkive

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të forcës politike ku bën pjesë. Në fokus të diskutimeve mes deputetëve demokratë është Reforma Territoriale, mbledhja e parë për të cilën do të mbahet nesër në Komisionin Parlamentar.

Alibeaj ka thënë se gjatë këtij muaji do evidentohen problematikat e ndarjes aktuale territoriale dhe në fund të korrikut demokratët do të dalin me një propozim konkret, për mënyrën sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë.

“Në qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, dhe deri në fund të korrikut do të dilet me propozim konkret, për mënyrën sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë”, ka thënë kreu i grupit të PD.

Gjatë mbledhjes, një propozim konkret e ka dhënë dhe Ferdinand Xhaferaj. Deputeti demokrat ka thënë se veç interesit qytetar, partia më e madhe opozitare duhet të shoh dhe interesin elektoral, duke kërkuar shtimin e numrit të bashkive.

“Mendoj që komisioni ka një kompozim shumë të mirë duke filluar nga Dhurata që ka një artikulim të mirë. Ne duhet të kemi disa opsione. Dhe krahas interesit qytetar që është primar, sigurisht duhet të mbajmë në konsideratë edhe interesin elektoral. Nga të gjitha takimet që kemi pasur me qytetarë, ka një dakordësi për rritjen e numrit të bashkive”, është shprehur Xhaferaj.

Zjarr Tv Ad