Mbledhja në PD: Gazment Bardhi i kërkon Bashës të bëjë një hap pas: Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të japë një shans për zgjidhje

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar në mbledhjen e sotme se zgjidhja për krizën në parti duhet të jetë me çdo demokrat duke i kërkuar Lulzim Bashës të bëjë një hap pas. Bardhi është shprehur se demokratët duhet t’i qëndrojnë vendimit për përjashtimin e Sali Berishës pas shpalljes së tij non grata.

Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem frymë jo për shkak të karriges së askujt por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall luftë. Jemi në gjendje lufte edhe po e dëmton PD në sytë e opinionit publik. Për të ndalur gërryerjen e partisë e vlerësoj qëndrimin tuaj në dispozicion të grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje.

Një hap pas i juaj që merr me vete edhe Sali Berishën i hap rrugën një procesi që është shansi i vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë. Ketu jemi pak. Edhe me ata jashte jemi pak. Pra na duhet te dimë tani hapin a, b dhe c. Mundesine per te fituar dmeokrsteve ne 2023 ia japim duke pare interesin e pd. Hap pas pa bere kthim pas, sepse keshtu nuk shkojme askund. Na duhet te gjejme nje zgjidhje te plote, jo te pjesshme. Ajo qe propozon dashi duhet te marre dhe miratimin e pales tjeter.

Na duhet nje zgjidhje qe qeteson demokratët, se jemi ne gjendje lufte dhe qe i ben bashke demokratet. Pra, vendimi per Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Ketu kemi qene te gjithe dhe e kemi mbeshtetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund te jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet te jete e plote, afatgjate. Eshte nje rruge per t’u testuar per te sjelle dmokratet ne pushtet”, deklaroi Bardhi,

Zjarr Tv Ad