Mbledhja Shqipëri-BE/ Pollo kërkon përjashtimin e Ballës në Bruksel

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbledhja e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, ne Bruksel ka nisur me nje kerkese nga ana e PD per heqjen e socialistit Taulant Balla nga roli i drejtuesit te komisionit, pasi eshte ne akuze per lidhje me krimin. NënKryetari i delegacionit nga opozita Genc Pollo kerkoi fjalën dhe theksoi në emër të opozitës që komisioni i përbashkët të mos drejtohet nga Taulant Balla, i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar.

“Është e padenjë që Balla të jetë Bashkëkryetar. Është e padenjë të kemi një padrino të baronit të drogës në presidium. Turp për maxhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi! Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel”- tha Pollo ne fjalen e tij.

Sipas Pollos, “me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave”. Sipas Pollos, eurodeputetët kerkojne zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. “Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”.

Por teksa ai fliste nderhyri Monika Macovei, nenkryetarja komisionit te Stabilizim Asociimit, duke i thene qe te mos vazhdonte me. “Te gjithe keto akuza qe ju thoni, i kemi kontrolluar dhe nuk jane te verteta”- tha ajo.

Zjarr Tv Ad