Mbledhja Shqipëri-Kosovë rikthen në Kuvend Bashën, ish-kreu i PD pozon i buzëqeshur krah politikanëve kosovarë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë u mbajt mbledhja e përbashkët me Kuvendin e Kosovës. Kjo shënon një ditë historike për dy vendet, pasi është mbledhja e parë e përbashkët.

Kjo ditë e veçantë ka kthyer në Kuvend edhe ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili prej disa kohë nuk merrte pjesë në seancat plenare.

Basha ka postuarnjë foto nga Kuvendi, ku shihet i buzëqeshur krah politikanëve të Kosovës.

“Nisim sot mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit shqiptar.”, shkruan Basha në postimin e tij në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad