Mbledhje e përbashkët qeverie Shqipëri-Kosovë, mungon Rama dhe Haradinaj

0
2

Mesditën e sotme, në orën 12.00, do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë me atë të Kosovës.

Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në sallën ovale.

Por e veçanta e kësaj mbledhje është se në të nuk do të jenë të pranishëm Kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Mbledhja do të drejtohet nga dy zëvendës kryeministrat, ai i Shqipërisë Erjon Braçe dhe ai i Kosovës, Fatmir Limaj.

Mungesa e Ramës dhe Haradinajt vjen pas përplasjes në distancë mes tyre lidhur me diskutimet në Samitin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së sotme, do të diskutohen marrëveshjet e nënshkruara gjatë takimit të 26 nëntorit 2018.