Analisti Andi Bejtja, i ftuar në emisionin Ora 19:00 të moderatores Juli Krisafi në Syri Tv, foli për mbledhjen e 4 200 firmave për Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Bejtja thekson se Foltorja është vepra më e madhe që mund të lërë Berisha për PD-në.
“PD është vepër e gabimeve që ka bërë opozita ndër vite. Berisha është lideri historik i PD dhe Foltorja që çon në mbledhje firmash për Kuvendin e PD, është vepra më e madhe që mund të na lërë Berisha. Kjo është padiskutim vepra më e madhe që mund të lërë Berisha në PD. Nëse familja demokrate do Berishën, atëherë duhet të ndodhë kështu.
Pastaj, punë tjetër a e duan apo jo shqiptarët. PD shpreh gjithë vullnetin e vet në këtë Kuvend. Eksperienca e Berishës të bën të besosh se do mbahen premtimet, se edhe Berisha vetë iu ka një borxh demokratëve, e shpresoj që këtë borxh t’ua kthej me këtë Foltore”, u shpreh Bejtja.