Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, priten ndryshime në statut

0
4

Asambleja e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit po zhvillon sot punimet, ku pritet të bëhen disa ndryshime në statut.

Në këtë mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme të zakonshme, anëtarët e familjes së futbollit, klubet dhe presidentët, do të kenë rastin të ngrenë problemet që i shqetësojnë, si dhe të bëjnë propozimet e tyre, në dobi edhe të përmirësimit të strukturës së futbollit shqiptar.

Krahas së drejtës televizive që ka pësuar ndryshim thelbësor, ku federata propozon të bëhet pronare e vetme pa klubet, ka një tjetër rregull që ndryshon, këtë herë për pagat. Nëse deri këtë vit, klubet sanksionoheshin pas 3 muajve vonesa të pagesës, tani nëse vonesa kalon 30 ditë, atëherë klubi mund të sanksionohet nga DHZK.

Po kështu pritet që në Asamble të përjashtohen disa anëtarë dhe të shtohen të tjerë.