Mblidhet Këshilli Politik në orën 17:00/ Gjiknuri pranon kërkesën

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANE-Sot në orën 17:00 do të mblidhet sërish Këshilli Politik, ndryshe nga sa deklaroi kryeministri Edi Rama pasditen e djeshme, ku opozita bojkotoi tryezën. Përmes një e-maili që Damian Gjiknuri u ka dërguar anëtarëve të Këshillit Politik ka konfirmuar mbledhjen ditën e sotme ora 17:00 me rend dite miratimin edhe formalisht të dokumenteve të dakordësuara më parë në këtë tryezë përtej projektligjit me amendamentet e Kodit Zgjedhor i cili kalon sot për votim në seancë. Opozita jashtëparlamentit dje ishte dakord që Këshillit të mblidhej sot ose nesër, por pritet për t’u parë nëse do të marrin pjesë.

Zjarr Tv Ad