“Ulliri po ngelet në pemë, s’ka grumbullim”, propozimi i Braçes në Komision: Të hiqet TVSH për mëshqerrat e mbarsura

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mblidhet Komisioni për Ekonominë dhe Financat. I pari që mori fjalën ishte kryetari i këtij komisioni, Eduard Shalsi ku bëri një përmbledhje të rekomandimeve për paketën fiskale.

Ndërkohë, deputeti i PS-së, Erion Braçe propozoi që të hiqet TVSH-ja për mëshqerrat që vijnë nga jashtë, ndërsa nënvizoi faktin se me ullirin në vend po përballet me problemin e grumbullimeve.

“Kam dy gjëra për këtë projektligj, referuar propozimeve që ka bërë Këshilli i Agrobiznesit, por dhe ato që kemi diskutuar, vazhdoj të insistoj te skema e TVSH për bujqësinë. Është skemë që siç edhe thonë grupet e interesit, shoqata që mbledh biznesin, ka dëmtuar rëndë sektorin e përpunimit. Çfarë propozohet aty që vjen e propozuar vit për vit, se pari; të rikthehet skema e autofaturimit, të kreditohet TVSh, dhe mos të rimbursohet TVSh. Është një gjë që i ofron grumbulluesve që të jenë të interesuar për të grumbulluar dhe përpunuar produktin vendas.

Ajo që po ndodh në këto momente me ullirin i ka të dyja aspektet edhe informalitetin, edhe me faktin se nuk grumbullohet dhe ka ngelur nëpër pemë. Kam një propozim që lidhet me kafshët, kryesisht mëshqerrat e mbarsura. Cili është problemi? Po e humbim numrin e lopëve vit për vit. Për të dhënë një stimul, duhet të përjashtojmë nga TVSH mëshqerrat e mbarsura. Ato vijnë në muajin e 7 në Shqipëri, i nënshtrohen një vlerë të shtuar në doganë. Janë të mbarsura apo jo, do pjellin apo jo…do kthehet pas, dhe së dyti paguajnë një çmim tjetër TVSH.

TVSH e llogaritur mbi të, dhe garancia, është kosto e madhe për gjithsecilin nga këta importues për një mëshqerrë. Mëshqerra pasi hyn në territorin e Shqipërisë, jep një viç dhe më pas 9 muajsh jep një viç të dytë. Në harkun e në vitit e gjysmë s’kemi vetëm një mëshqerrë, por dy.”, tha Braçe.

Arbi Agalliu: Ulja në mënyrë të konsiderueshme e numrit të lopëve, deleve, etj, vjen nga mungesa e njerëzve dhe të nxitur nga politikat fiskale e më gjerë që mbulojnë këtë sektor. Prodhuesit e bulmetit sot, iu del disa herë më lirë që lëndën e parë ta importojnë, dhe kompani të mëdha kanë nisur të importojnë qumësht nga vendet e tjera. Kështu që për ta ruajtur këtë sektor, të shikohet skema e TVSH, minimalisht rikthim në skemën 20/20.

Zjarr Tv Ad