Mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, Rama: Transparencë për të gjitha fondet e mbledhura!

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, pas tërmetit tronditëse me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, që la pas 51 viktima e qindra të plagosur. Mbledhja drejtohet nga Kryeministri Rama dhe përbëhet nga qeveria, organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, Universiteti, Sipërmarrja, Bankat, Inxhinierët, Arkitektët&Urbanistët, në tryezën e Këshillit të Ministrave.

Në fjalëne tij, Rama tha se duhet të jemi “Të bashkuar për t’u ringritur. Ky komitet është garant i të gjitha palëve të mbledhur. Gjithçka që do dalë këtu thjesht do marrë vulën e qeverisë pa diskutime dhe pa dyshim”.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se do donte që në tryezë të kishte dhe përfaqësues të opozitës, pasi sipas tij, nuk kanë çfarë të ndajnë.

“Edhe buxheti i shtetit, ajo pjesë që do të vendoset në funksion të programit, duhet të jetë i monitoruar nga transparenca. Po ashtu edhe fondet e mbledhura nga organizatat e solidaritetit, edhe pjesët e dhuruara nga miqtë e Shqipërisë, duhen shpërndarë me transparencë.

Do doja të ishte këtu edhe opozita dhe janë të mirëpritur, pasi këtu nuk kemi çfarë të ndajmë, por ajo që do doja të ndanin me mua është barra kolosale e kësaj sfide, për të garantuar sukses. Nuk është e thënë se nëse ke fondet, ke dhe suksesin, nëse nuk arrin të organizohesh si duhet. Duhet të bëjmë çmos të ulim më maksimum shfaqjet sporadike”, theksoi Rama.

Zjarr Tv Ad